Description
Ky vaj i lehtë për flokët është formuluar për të forcuar, riparuar dëmtimet dhe për të reduktuar frizz-in, pa rënduar flokun. I zhvilluar me teknologji bioteknologjike, ai vepron në të gjitha llojet e flokëve, duke punuar në dy nivele të fibrës së flokut për një rezultat të dukshëm: flokë më të shëndetshëm, më të lëmuar dhe me shkëlqim të shtuar.
Në thellësi të fibrës, teknologjia K18PEPTIDE ndihmon në riparimin e dëmtimeve strukturore që shkaktojnë frizz, duke forcuar flokun nga brenda dhe duke rikthyer elasticitetin e tij natyral. Ndërsa në sipërfaqe, një përzierje vajrash natyralë si vaji i avokados dhe i lulediellit, së bashku me hemisqualane dhe squalane, ushqejnë dhe zbusin flokët, duke reduktuar fijet e padisiplinuara dhe duke rritur shkëlqimin dhe intensitetin e ngjyrës.
Rezultatet janë të provuara klinikisht:
* Riparim i dukshëm i dëmtimeve
* Kontroll i frizz-it deri në 24 orë
* +104% më shumë shkëlqim
*-78% më pak maja të dyfishta
*Mbrojtje nga nxehtësia deri në 232°C
Përdorimi:
Aplikojeni në flokë të lagur, të tharë me peshqir, para stilimit, ose në flokë të thatë si hap final. Formula është shumë e përqendruar, ndaj filloni me 1–3 pika dhe shtoni sipas nevojës.
Në flokë të lagur: ndihmon në forcimin e flokut dhe reduktimin e frizz-it gjatë tharjes natyrale ose stilimit.
Në flokë të thatë: përdoret për të zbutur fijet e padisiplinuara dhe për të shtuar shkëlqim.
Aplikojeni nga gjatësia drejt majave. Për përfitime maksimale nga K18PEPTIDE, prisni 4 minuta para stilimit.
Këshillë profesionale:
Nëse përdorni maskën molekulare riparuese K18, aplikojeni fillimisht në flokë të pastër dhe të lagur, prisni 4 minuta, më pas aplikoni vajin dhe prisni sërish 4 minuta për rezultate maksimale në forcim dhe riparim.


Reviews
There are no reviews yet.