Kushtet e përgjithshme për blerje online
1. ZBATIMI I KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME
1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet Indrit Gjuzi sh.p.k me numër identifikimi (NUIS) M11620005M dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.indritgjuzishop.com
1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.indritgjuzishop.com, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit:www.indritgjuzishop.com
1.4 Indrit Gjuzi sh.p.k rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit www.indritgjuzishop.com. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.5 Indrit Gjuzi sh.p.k nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.6 Indrit Gjuzi sh.p.k mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.7 Indrit Gjuzi sh.p.k mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.
2. PRODUKTET
2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të Indrit Gjuzi sh.p.k . Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Indrit Gjuzi sh.p.k është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.
2.2 Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja fizikisht në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet Indrit Gjuzi sh.p.k dhe klientit. Indrit Gjuzi sh.p.k nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.
2.3 Indrit Gjuzi sh.p.k nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës.Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Indrit Gjuzi sh.p.k merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
2.4 Indrit Gjuzi sh.p.k ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.
3. KRYERJA E POROSISË
3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
3.2 Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.
3.3 Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Indrit Gjuzi sh.p.k Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike
3.5 Informacionet e regjistruara nga sistemi i Indrit Gjuzi sh.p.k shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Indrit Gjuzi shpk dhe Klientëve.
3.7 Indrit Gjuzi sh.p.k nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Indrit Gjuzi sh.p.k , të tilla si ngjarje të forcës madhore.
4. ÇMIMI
4.1Çmimet e përcaktura në www.indritgjuzishop.com për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Indrit Gjuzi sh.p.k do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.
4.3 Indrit Gjuzi sh.p.k ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.
5. KOSTOT E DËRGIMIT
5.1 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
5.2 Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të shumës totale porosisë dhe të vendndodhjes së Klientit.
5.3 Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Indrit Gjuzi sh.p.k .
5.4 Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
6. KONFIRMIMI I POROSISË
6.1 Pas kryerjes së porosisë, Indrit Gjuzi sh.p.k i konfirmon klientit marrjen e porosisë . Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë dhe çmimin e porosisë.
6.2 Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Indrit Gjuzi sh.p.k . Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
6.3 Për porosi të veçanta, Indrit Gjuzi sh.p.k ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Indrit Gjuzi sh.p.k ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se klienti nuk paraqet informacionin e kërkuar
6.4 Porosia e Klientit mund të anullohet nga Indrit Gjuzi sh.p.k për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. Indrit Gjuzi sh.p.k informon Klientin përkatësisht.
7. KRYERJA E PAGESËS
7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.indritgjuzishop.com
7.2 Klienti e kryen pagesën kur mer porosinë me para në dorë.
7.3 Në rast se Indrit Gjuzi sh.p.k gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së klientit, pagesës së klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.
8. DORËZIMI I PRODUKTEVE
8.1 Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 1-2 ditëve brenda Tiranës dhe 2-3 ditëve në qytete të tjera brenda Shqipërisë.
8.2 Indrit Gjuzi sh.p.k nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
8.3 Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e klientit .
9 MARRJA NË DORËZIM
9.1 Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.
9.2 Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
9.3 Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Indrit Gjuzi sh.p.k për zëvendësimin e produktit.
9.4 KUJDES: Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
9.5 Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, klienti nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.
9.6 Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, klienti merr përsipër të njoftojë Indrit Gjuzi sh.p.k
9.7 Indrit Gjuzi sh.p.k do të ridërgojë porosinë e saktë brenda 2-3 ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.
9.8 Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Indrit Gjuzi sh.p.k do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.
9.9 Në rast se Indrit Gjuzi sh.p.k apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.
12. MBROJTJA E PRIVATËSISË
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Indrit Gjuzi sh.p.k është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit www.indritgjuzishop.com, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Indrit Gjuzi sh.p.k që mund t’i interesojnë klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij.