Zbuloni inovacionin revolucionar nga ekspertët e ghd me ghd Helios™ Hair Dryer, tharësja profesionale që ofron kontroll maksimal në stilim dhe deri në 30% më shumë shkëlqim.
Arrini një tharje perfekte, të lëmuar dhe me rezultat si në sallon në kohë rekord. ghd Helios™, me dizajn elegant në të zezë mat, është i pajisur me teknologjinë unike Aeroprecis™, e cila drejton rrjedhën e ajrit përmes një motori të avancuar brushless DC me jetëgjatësi të lartë. Kjo krijon një rrjedhë ajri të fuqishme deri në 120 km/h, duke ju dhënë shpejtësi dhe kontroll të pakrahasueshëm gjatë stilimit.
Falë aerodinamikës së brendshme të optimizuar dhe grykës së personalizuar, ajri fokusohet me precizion për stilim të saktë, duke ofruar deri në 3 herë më shumë drejtim të flokëve dhe një rezultat më të lëmuar dhe profesional. Për volum që zgjat deri në 24 orë, mund të kombinohet me produkte stilimi për një efekt maksimal.
I lehtë dhe i balancuar në mënyrë ergonomike, kjo tharëse është projektuar për rehati gjatë përdorimit, ndërsa sistemi i avancuar akustik siguron nivel të ulët zhurme për një përvojë më të këndshme.
E pajisur me teknologjinë e re single-zone™ ceramic, kjo piaster mban temperaturën optimale prej 185°C në mënyrë konstante në të dyja pllakat, duke garantuar stilim të qëndrueshëm pa dëmtuar flokët nga nxehtësia ekstreme. Ideale për përdorim të përditshëm dhe e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve.
Dizajni me formë të rrumbullakosur ju lejon të krijoni lehtësisht çdo stil – nga valë të buta, kaçurrela elastike, deri tek flokë super të drejta. Pllakat ikonike të arta, me sipërfaqe të lëmuar dhe me shkëlqim, sigurojnë një rezultat final të shndritshëm dhe profesional.
Me ngrohje të shpejtë në vetëm 30 sekonda dhe voltazh universal, kjo piaster është perfekte për përdorim kudo që të ndodheni. Funksioni i fikjes automatike pas 30 minutash pa përdorim ju jep siguri maksimale, ndërsa dizajni ergonomik dhe kablli rrotullues 360° ofrojnë fleksibilitet të plotë gjatë stilimit.
Falë teknologjisë inovative, kjo piaster njeh trashësinë e flokëve dhe shpejtësinë e stilimit, duke rregulluar automatikisht nxehtësinë nëpër pllakat lëvizëse për një përvojë të personalizuar. Sensorët “infinity” monitorojnë temperaturën 250 herë në sekondë, duke garantuar shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë dhe rezultate profesionale, pavarësisht tipit apo gjatësisë së flokëve.
Duke punuar në temperaturën optimale prej 185°C, ghd Platinum+ mbron strukturën e flokëve pa kompromis në stilim. Rezultatet janë mbresëlënëse: deri në 70% më pak këputje, 75% më shumë shkëlqim dhe dyfish më shumë mbrojtje të ngjyrës. Për rezultate edhe më profesionale, rekomandohet të përdoret së bashku me një spray mbrojtës ndaj nxehtësisë.
Dizajni me formë të rrumbullakosur ju lejon të krijoni një gamë të gjerë stilesh, nga onde natyrale deri tek flokë perfekt të drejta. Ndërsa mekanizmi unik “wishbone hinge” mban pllakat të balancuara në mënyrë perfekte, duke siguruar kontroll maksimal dhe stilim pa tërheqje të flokëve.
Me voltazh universal, kjo piaster është gati për përdorim kudo në botë. Funksioni i fikjes automatike pas 30 minutash pa përdorim ju ofron siguri të plotë dhe qetësi mendore.
GHD Rise™ Hot Brush është furçë elektrike që krijon deri në 2 herë më shumë volum, që zgjat gjatë gjithë ditës.
Falë kombinimit të teknologjisë inteligjente SMART ultra-zone™ dhe fijëzave najloni 5 mm, ghd Rise™ ofron ngritje maksimale që nga rrënja deri në maja. Sensori “infinity” në cilindër mban në mënyrë konstante temperaturën optimale prej 185°C gjatë gjithë stilimit, ndërsa fijëzat e buta lejojnë kontakt të afërt me rrënjën për volum të menjëhershëm dhe rezultate të dukshme.
E projektuar për përdorim në flokë të thatë, kjo furçë rrëshqet lehtësisht nëpër gjatësinë e flokëve, duke shtuar trup, plotësi dhe elasticitet. Pavarësisht tipit apo gjatësisë së flokëve, mund të krijoni me lehtësi onde elegante, maja të stilizuara apo kaçurrela me volum të plotë.
Për rezultate edhe më të theksuara, rekomandohet të kombinohet me një spray për ngritje në rrënjë, për volum maksimal dhe qëndrueshmëri më të gjatë.
Me dizajn të balancuar dhe cilindër të hollë për komoditet gjatë përdorimit, si dhe kabull rrotullues 2.7 m për fleksibilitet maksimal, ghd Rise™ e bën stilimin të lehtë dhe praktik. Mbajtësja mbrojtëse siguron ruajtjen e fijëzave dhe sipërfaqeve, duke ju lejuar të stiloni pa shqetësim.
Furçë profesionale për flokë të lëmuar, të shndritshëm dhe lehtësisht të krehur.
GHD The All Rounder Paddle Brush është furça ideale për zgjidhjen e nyjeve, lëmimin dhe disiplinimin e flokëve, si dhe për tharje të shpejtë dhe efikase me tharëse. E përshtatshme veçanërisht për flokë mesatarë deri në të gjatë, ajo ndihmon në krijimin e një pamjeje të drejtë, të lëmuar dhe elegante, pa krijuar elektricitet statik.
GHD The Dresser – Oval Dressing Brush është furça profesionale ideale për krehjen, disiplinimin dhe stilimin e flokëve, duke krijuar pamje luksoze me një përfundim ultra-glam. E projektuar për të kujdesur flokët që nga rrënjët, ajo ndihmon në zgjidhjen e nyjeve, rregullimin e formës dhe krijimin e modeleve elegante me onde dhe kaçurrela të krehura.
Falë fijeve najloni antistatike, të cilat depërtojnë më thellë në flokë sesa fijet natyrale, kjo furçë ndihmon në zgjidhjen e nyjeve pranë rrënjëve dhe në disiplinimin e flokëve pa krijuar elektricitet statik. Fijet më të forta ofrojnë kontroll më të mirë gjatë krehjes dhe stilimit, për një rezultat të rregullt, të lëmuar dhe plot elegancë.
Zbuloni stilin tuaj më tërheqës me ghd Wave Triple Barrel Hair Waver, mjeti ideal për krijimin e ondeve “beach waves” natyrale, elegante dhe që zgjasin gjatë gjithë ditës.
Kjo pajisje inovative është zgjedhja perfekte për onde të lirshme dhe plot stil, që bien menjëherë në sy. Me teknologjinë e avancuar , ghd Wave ruan temperaturën optimale prej 185°C, duke siguruar stilim të qëndrueshëm dhe rezultate mbresëlënëse pa dëmtuar flokët.
Falë kapëses inovative me skaje të buta të harkuara, harrojini vijat e forta, çdo onde krijohet në mënyrë të njëtrajtshme nga rrënja deri në maja, për një pamje natyrale dhe të rafinuar. Tre cilindrat ergonomikë të ridizajnuar, me shtresë profesionale anodizuar, ofrojnë deri në 30% më shumë shkëlqim dhe 2 herë më pak frizz, për rezultate të buta dhe të lëmuara në vetëm pak sekonda.
E pajisur me funksion fikjeje automatike pas 60 minutash pa përdorim, mbajtëse sigurie të integruar dhe majë të ftohtë për përdorim të lehtë, ghd Wave garanton stilim të sigurt dhe komod.