Produkte ne faqe
GHD RISE HOT BRUSH

GHD RISE HOT BRUSH

18,500.00 L

GHD Rise™ Hot Brush është furçë elektrike që krijon deri në 2 herë më shumë volum, që zgjat gjatë gjithë ditës.
Falë kombinimit të teknologjisë inteligjente SMART ultra-zone™ dhe fijëzave najloni 5 mm, ghd Rise™ ofron ngritje maksimale që nga rrënja deri në maja. Sensori “infinity” në cilindër mban në mënyrë konstante temperaturën optimale prej 185°C gjatë gjithë stilimit, ndërsa fijëzat e buta lejojnë kontakt të afërt me rrënjën për volum të menjëhershëm dhe rezultate të dukshme.

E projektuar për përdorim në flokë të thatë, kjo furçë rrëshqet lehtësisht nëpër gjatësinë e flokëve, duke shtuar trup, plotësi dhe elasticitet. Pavarësisht tipit apo gjatësisë së flokëve, mund të krijoni me lehtësi onde elegante, maja të stilizuara apo kaçurrela me volum të plotë.

Për rezultate edhe më të theksuara, rekomandohet të kombinohet me një spray për ngritje në rrënjë, për volum maksimal dhe qëndrueshmëri më të gjatë.

Me dizajn të balancuar dhe cilindër të hollë për komoditet gjatë përdorimit, si dhe kabull rrotullues 2.7 m për fleksibilitet maksimal, ghd Rise™ e bën stilimin të lehtë dhe praktik. Mbajtësja mbrojtëse siguron ruajtjen e fijëzave dhe sipërfaqeve, duke ju lejuar të stiloni pa shqetësim.

GHD WAVE TRIPLE BARREL HAIR WAVER

GHD WAVE TRIPLE BARREL HAIR WAVER

18,500.00 L

Zbuloni stilin tuaj më tërheqës me ghd Wave Triple Barrel Hair Waver, mjeti ideal për krijimin e ondeve “beach waves” natyrale, elegante dhe që zgjasin gjatë gjithë ditës.

Kjo pajisje inovative është zgjedhja perfekte për onde të lirshme dhe plot stil, që bien menjëherë në sy. Me teknologjinë e avancuar , ghd Wave ruan temperaturën optimale prej 185°C, duke siguruar stilim të qëndrueshëm dhe rezultate mbresëlënëse pa dëmtuar flokët.

Falë kapëses inovative me skaje të buta të harkuara, harrojini vijat e forta, çdo onde krijohet në mënyrë të njëtrajtshme nga rrënja deri në maja, për një pamje natyrale dhe të rafinuar. Tre cilindrat ergonomikë të ridizajnuar, me shtresë profesionale anodizuar, ofrojnë deri në 30% më shumë shkëlqim dhe 2 herë më pak frizz, për rezultate të buta dhe të lëmuara në vetëm pak sekonda.

E pajisur me funksion fikjeje automatike pas 60 minutash pa përdorim, mbajtëse sigurie të integruar dhe majë të ftohtë për përdorim të lehtë, ghd Wave garanton stilim të sigurt dhe komod.

Sale!
Gloss Absolu Bain Hydra-Glaze Anti-Frizz Shampoo 250 ml

Gloss Absolu Bain Hydra-Glaze Anti-Frizz Shampoo 250 ml

Original price was: 4,200.00 L.Current price is: 3,360.00 L.

Bain Hydra-Glaze nga Kérastase është një shampo që i jep flokëve shkëlqim të lartë, e krijuar posaçërisht për flokë të prirur ndaj frizz-it.

Formula e saj përmban acid hialuronik, acid glikolik dhe vaj me trëndafil të egër, të cilët ndihmojnë në krijimin e flokëve më elastikë, të lëmuar dhe me shkëlqim.

Tekstura si xhel me shkumëzim të pasur pastron thellësisht skalpin nga mbetjet e produkteve dhe papastërtitë e forta, duke ofruar shkëlqimin maksimal të flokëve. Ndihmon në mbylljen dhe hidratimin e kutikulës së flokut, për një sipërfaqe më të lëmuar dhe pa frizz.

Gloss Absolu Glaze Milk Anti-Frizz Heat Protecting Spray 190 ml

Gloss Absolu Glaze Milk Anti-Frizz Heat Protecting Spray 190 ml

6,000.00 L

Anti-Frizz Glaze Milk nga Kérastase është një spray zbutës all-in-1 (të gjitha në 1) për flokët e prirur ndaj frizz-it.

Formula e tij është krijuar posaçërisht me acid hialuronik, acid glikolik dhe vaj trëndafili egër, për t’i dhënë flokut elasticitet, lëvizje natyrale dhe shkëlqim intensiv.

Falë teksturës tij lehtë, ky spray multifunksional:

  • zgjidh menjëherë flokët,

  • hidraton dhe zbut fijet,

  • lehtëson procesin e tharjes me tharëse,

  • kontrollon frizz-in,

  • dhe mbron flokët nga nxehtësia dhe lagështia.

Përdorimi:

Pas larjes me shampo dhe balsam nga linja Gloss Absolu, aplikoni spraj-in në flokë të tharë me peshqir.

 Lërini flokë të thahen vetë ose përdorni tharësen dhe stiloni sipas dëshirës.

Gloss Absolu Insta Glaze Conditioner 250 ml

Gloss Absolu Insta Glaze Conditioner 250 ml

5,400.00 L

Insta Glaze Conditioner nga Kérastase është një balsam që i jep flokëve shkëlqim të lartë, i krijuar posaçërisht për flokë të prirur ndaj frizz-it.

Formula e tij përmban acid hialuronik, acid glikolik dhe vaj trëndafili të egër, të cilët ndihmojnë që flokët të duken më elastikë dhe me një shkëlqim të shëndetshëm.

Falë teksturës së tij kremoze dhe të mëndafshtë, balsami përshkon fijet e flokëve me hidratim intensiv dhe i mbush shtresat e tyre nga brenda. Ai transformon menjëherë fibrën e flokut, përmirëson butësinë dhe elasticitetin, si edhe ndihmon në krehjen e flokëve për një rezultat përfundimtar të lëmuar dhe me shkëlqim maksimal.

Përdorimi:
Aplikoni (pasi keni përdorur shampon) një sasi të përshtatshme në flokë të lagur, pasi i keni shtrydhur nga uji i tepërt.
 Përhapeni në gjatësitë dhe majat e flokëve, duke e lënë të veprojë për 2–3 minuta.
Shpëlajeni plotësisht me ujë të bollshëm.