Finishing Treatment Masque 250 ml
3,800.00 L 3,230.00 L
Një trajtim definues, thellësisht ushqyes dhe zbërthyes për të gjitha llojet e ondeve, kaçurrelave dhe dredhave. Me një përzierje të gjalpës Shea, vajit jojoba, aloe verës dhe vitaminës E, kjo maskë do të hidratojë dhe trajtojë flokët dhe skalpin e kokës, duke i lënë flokët të butë dhe të pa ngatërruar duke reduktuar kështu këputjen. Finishing Treatment përmban kompleksin Curl Guard me gjalpë Shea, vaj avokadoje dhe vaj trëndafili për të siguruar lagështi, shkëlqim dhe parandalimin e këputjes. Kjo mundësohet nga përzierja qetësuese me vaj Jojoba, Aloe Vera, ekstrakt Hibiscus dhe Vitaminë E që do të qetësojë, zbutë dhe balancojë flokët.
Maska ka një aromë të freskët dhe frutash me notat e Kajsisë dhe Maracuja. Kompleksi Color Guard ruan ngjyrën tuaj dhe zvogëlon humbjen e ngjyrës të shkaktuar nga larja, stilimi, rrezet UV dhe radikalet e lira.
– Për flokë me onde, kaçurrela dhe me dredha
– Ushqyes dhe zbërthyes
– 100% vegan
– Paketim me kompensim CO2
Përdorimi:
Hapi 1. Pastroni flokët, për flokët kaçurrela ju rekomandojmë Co-Wash të së njëjtës linjë.
Hapi 2. Aplikoni maskën në flokë të lagur duke e rrëshqitur produktin poshtë nëpër flokë. Zbërtheni kaçurrelat duke përdorur gishtat ose një krehër me dhëmbë të gjerë.
Hapi 3. Ndiqni duke shtrydhur flokët me një lëvizje lart drejt skalpit. Kjo do të inkurajojë dhe rifusë modelin natyral të kaçurrelave të flokëve
Hapi 4. Lëreni për 3–15 minuta dhe shpëlajeni tërësisht. Duke qenë se maska do të mbyllë kutikulën e flokëve, nuk ka nevojë të përfundoni me Condicioner.